Albanian Music - Muzik Shqip


MIHRIJE BRAHA : Platori Do Të Jetë I Suksesshëm
Këngëtarja Mihrije Braha, e cila gjatë festave të Vitit të Ri u paraqit me një duet me djalin e saj Platorin me këngën “Fama”, thotë për Express se ai do të jetë i suksesshëm në muzikë sepse ka talent. Këngëtarja pritet që këtë këngë ta bëjë videoklip së shpejti, pasi komentet për këngën ishin pozitive. Ajo premton edhe befasi të tjera gjatë 2013-ës.

“Fama” është kënga e re që Mihrije Braha e ka realizuar bashkë me djalin e saj Platorin. Si rezultat këngë është mirëpritur nga fansat, apo siç thotë Mihrije, është një këngë për të cilën ajo ka marrë komente pozitive në të gjithë vendin.

Ideja për këtë këngë kishte ardhur gjatë muajit dhjetor ku dy miqtë e Mihrijes, Aida Baraku dhe Armend Rexhepagiqi, i kishin propozuar që nënë dhe bir të bëjnë një duet. Në fillim Mihria kishte hezituar pasi Platori i kishte thënë asaj se ai do të këndonte vetëm pas moshës 22 vjeçare.

“Me propozimin e idesë së Armendit dhe Aidës unë e pyeta Platorin se a do të ishte ai dakord që të realizonim një këngë. Atij i pëlqej ideja për këtë këngë dhe pastaj e porositëm instrumentalin dhe mandej e incizuam. Kënga u punua me muzikë të Armend Rexhepagiqit dhe tekst të Aida Barakut. Me të dëgjuar këngën dhe tekstin e saj që ishte për nënë dhe bir, kam menduar se ajo bart një mesazh fantastik për këtë kohë”, thotë Mihria për Express.

Sipas saj, edhe ideja e Aidës dhe Armendit ishte që kënga për herë të parë të prezantohej në emisionin “Show me Mihrije Brahën” në TV 21, një mini koncert i këngëtares që u prezantua gjatë netëve festive të Vitit të Ri. Pikërisht në këtë emision Mihria kishte vendosur që si mysafir në duet ta ftonte djalin e saj dhe kënga e re si duket u mirëprit mirë nga publiku.

Komentet pozitive bënë që tani kjo këngë të mendohet që të bëhet edhe videoklip ku tashmë këngëtarja është duke biseduar për idenë e fabulës së videoklipit.

“Kemi vendosur që atë ta bëjmë videoklip por ende nuk i kemi bërë detajet dhe zgjedhur produksionin. Shpresoj që diku ka mesi i shkurtit të përfundoj kjo gjë dhe mandej ti japin vetës kohë dhe pas një muaji të realizojmë klipi”, tha ajo.

Mihrija mendon se e rëndësishme në këtë bashkëpunim është se edhe Platori është shumë i lumtur për këtë këngë dhe se ajo i ka pëlqyer shumë atij. “Fillimisht jam e lumtur shumë sepse kënga atij i ka pëlqyer shumë, edhe pse e këndon atë me mamin. Pra, po i pëlqen ‘Fama’. Çka është më e bukura Platori pavarësisht kësaj kënge ai vazhdon të ecë me këmbë në tokë dhe kjo është më e mira”.

Kjo nuk është hera e parë që Platori del para publikut pasi ai edhe më parë ka qenë i njohur për publikun shqiptar ku ka qenë më i vogël. Për momentin Mihrija thotë se ky do të jetë bashkëpunimi i tyre i vetëm. “Unë jam shumë e lumtur që Platori ka fituar simpati edhe prej grupmoshave tjera dhe jo vetëm prej adhuruesve të mi gjatë kësaj kënge. Sapo është lansuar kënga dhe kanë filluar komentet prej njerëzve të ndryshëm, jo vetëm prej adhuruesve të mi, por edhe prej moshatarëve të Platorit. Kjo është pozitive”.

Këngëtarja nuk e vë në diskutim suksesin e djalit të saj pasi ajo mendon se ai ka treguar talent për muzikë që në moshë të re. “Unë e kam ditur se Platori një ditë për ditëve do të jetë shumë i famshëm sepse ka treguar shenja të talentit. Ai i bie pianos shumë mirë, ka vesh për muzikën, mirëpo ne asnjëherë nuk kemi dashur që t’i imponohemi atij për profesionin. Mbaj mend kur ka qenë Platori tek ‘Gjeniu i vogël’ ku që atëherë Platori kishte filluar të marrë famë. E mira e krejt kësaj është se ne nuk i kemi imponuar asgjë. Por, tani me ka thënë se dalja në skenë me mua ka qenë një emocion i veçantë për të”, thotë Mihrija.

Pos kësaj kënge Mihrija thotë se gjatë 2013-ës do të vijë edhe me befasi të tjera për adhuruesit e saj. Mirëpo nuk do të realizojë album. “Këngë po, album jo. Po ashtu gjatë vitit do të jem edhe vetë e pranishme në emisionin ‘Odeon’, ku çdo javë do të marr një person nga publiku dhe do ta dërgoj diku. Ku? As vetë nuk e di!”, thotë në fund të bisedës Mihrija duke aluduar se në “Odeon” do të këtë befasi të ndryshme.  (Ardian Jasiqi /zeri)



Comments

About this Blog


From: tirona1920
557 days ago
Views: 955
Videos: 546
Vip News: 619
Photos: 0

ABOUT:  View More
Këngëtarja Mihrije Braha, e cila gjatë festave të Vitit të Ri u paraqit me një duet me djalin e saj Platorin me këngën “Fama”, thotë për...
URL:

Play all
right
left